Shkrimtari. Danilo Clementoni

Чтение книги онлайн.

Читать онлайн книгу Shkrimtari - Danilo Clementoni страница 12

Shkrimtari - Danilo Clementoni

Скачать книгу

jemi duke folur?» pyeti ndërkohë arkeologia.

      Â«Siç po të thoja, nuk është e qartë as për ne. Shumë nga Ekspertët tanë janë duke u marrë me studimin e saj por akoma nuk kemi të dhëna të sigurta.»

      Â«Më në fund ja edhe diçka që nuk e dini as ju» foli atëherë Xheku i kënaqur. «Është thuajse një mrekulli.»

      Â«Janë shumë gjëra që ne nuk i dimë, miku im. Në shkallë globale, ne jemi pak më të zhvilluar se ju. Në univers gjenden kaq shumë mistere. Nuk e ke çuar aspak në mend se ne i njohim të gjitha?»

      Â«Po të rrëfej se, për momentin, e besova vërtet.»

      Â«Ka koncepte që nuk do të mund t’i kuptojmë dot kurrë. Duhet ta pranojmë këtë.»

      Â«Por ne jemi qenie inteligjente, gjithë fantazi, gjithë kureshtje. Çfarë do na pengonte që të kuptonim?»

      Në atë moment qe Azakisi ai që ndërhyri në diskutim duke thënë «Është vetëm problem i niveleve të perceptimit.»

      Â«Këtë nuk e kam kuptuar tamam» u shpreh Elisa me mëdyshje.

      Â«Për sa kohë që ti mund të mendosh që mendjet tona janë kushedi se sa të “zhvilluara”, ka disa elemente aq larg nga strukturat tona të mendimit saqë ne as arrijmë dot t’i supozojmë, të paktën me njohuritë tona aktuale.»

      Â«Më vjen keq por nuk po të ndjek dot.»

      Â«Marrim si shembull një qelizë të mëlçisë tënde» vazhdoi Azakisi me durim. «Imagjinoje atë nga këndvështrimi i arsyetimit mbi gjendjen e saj, mbi punën, mbi qelizat që gjenden afër saj. Kushedi sa herë do të jetë përpjekur të kuptojë se çfarë ka përtej atij realiteti ku jeton. A ka grupe të tjera qelizash? A do të jenë si mua? Ndoshta do të ketë provuar së supozuari edhe mbi praninë e një Zoti. Gjithshtu do të ketë tentuar të hyjë në kontakt me të duke ndjekur kushedi se çfarë ritesh komplekse, duke u lutur për ndërhyrjen e tij në zgjidhjen e problemeve të tyre të përditshme. Po kush është Zoti i saj? Tëmthi? Zemra? Ti? Çfarë perceptimi mund të ketë vallë një qelizë e mëlçisë sate, për ty, për Zotin e saj? Si mund të hyjë ndonjëherë në kontakt direkt me ty? Dhe nëse nuk të percepton dot ty, a do mund të më perceptojë ndonjëherë mua? Dhe detin, qiellin, diellin, galaktikën... Këtë desha të them për nivelet e ndryshme të perceptimit.»

      Â«Dreq» u shpreh Elisa sikur sapo kishte dalë nga një gjendje hipnoze. «Nuk e kisha menduar ndonjëherë këtë... Kështu pra, ne nuk mund të arrijmë dot kurrë të hyjmë në kontakt me entitetet e niveleve të larta dhe as ta imagjinojmë se çfarë mund të gjendet jashtë përmasave ku ne jetojmë.»

      Â«Nuk është e thënë. Duket sikur dikush, falë edhe energjisë së veçantë të çliruar nga piramidat për të cilat po flisnim më parë, mund të ishte në gjendje të kapërcente një apo më shumë nivele. Për fat të keq edhe njohuritë tona në këtë fushë kaq të veçantë, janë akoma shumë të kufizuara.»

      Â«E mrekullueshme» pëshpëriti profesoresha krejt e mahnitur. «Pra edhe ju jeni në kërkim të Zotit tuaj.»

      Â«Në fakt, kjo është një temë diskutimi mbi të cilën jemi duke studiuar që prej shumë kohësh.»

      Â«Nëse edhe ju nuk ia keni dalë mbanë kësaj pune, as mos ta mendojmë që edhe ne mund të kemi shpresa.»

      Â«Shpesh intuitat më të rëndësishme fshihen ashtu vetvetiu» konludoi Azakisi. «Racat tona janë shumë të ngjashme dhe jam i sigurt se si ne edhe ju, do mund të kemi të njëjtat mundësi për të zbuluar funksionimin e këtij mekanizmi misterioz, përmes të cilit mund të vihemi në kontakt me disa entitete më lart.»

      Elisa kryqëzoi duart pas shpine dhe nisi të vinte vërdallë. U mendua për disa sekonda pastaj shtoi «Por, në fakt, nëse qeliza për të cilën folëm më parë nuk do ta bënte mirë punën e vet, për mua do të kishte probleme dhe do të isha e vetëdijshme për këtë. Fundja edhe kjo është një formë kontakti, apo nuk është kështu?»

      Â«Ke të drejtë. Ne të gjithë gjendemi këtu për një qëllim të qartë dhe duhet të kërkojmë thjesht të bëjmë sa më mirë punën tonë. Prandaj për këtë arsye në Nibiru, qëkur vijmë në jetë, Trainuesit tanë përpiqen që të identifikojnë se cila është veçoria jonë kryesore. Secili prej nesh e ka një të tillë, ashtu siç mendoj që e keni edhe ju tokësorët. Problemi më i madh është që ta zbulojmë dhe ta ngremë në maksimum. Trainuesit, përveç se na japin të gjitha njohuritë bazë, merren fiks edhe me këtë. Janë ata që, pasi i kanë analizuar me kujdes karakteristikat tona, na orientojnë drejt grupit që i afrohet më shumë dhuntive tona personale si ai i Artistave, i Artizanëve, i Ekspertëve dhe kështu me radhë. Ne nuk duhet të bëjmë gjë tjetër veçse të japim gjithmonë maksimumin në aktivitetin ku ne shkëlqejmë dhe të përfundojmë rrugën që është menduar për ne.»

      Â«Mirë djema» ndërhyri në atë moment koloneli. «Si thoni sikur t’i lëmë fare këto diskutime filozofike dhe t’i përkushtohemi seriozisht zgjidhjes së problemit që kemi tani?»

      Â«Po tamam» shtoi Petri. «Në fakt, ndërkohë që ju “mendjet e mëdha” po arsyetoni mbi misteret e universit, unë bëra shkarkimin e të dhënave nga regjistruesi jot personal.»

      Â«Po për çfarë je duke folur?» e pyeti Azakisi me mëdyshje.

      Â«Me thënë të drejtën, nuk më kujtohej sa mua» vazhdoi Eksperti. «Por, para nisjes, mora masat për të aktivizuar një sistem të regjistrimit personal që do të memorizonte të gjitha veprimet e çdo komponenti të ekuipazhit.»

      Â«Po, po, tani më kujtohet. Po flet për këtë gjënë që më ke vënë këtu mbrapa, apo jo?» ia ktheu komandanti, ndërkohë që duke përthyer trupin, përpiqej të tregonte një katror të vogël të zi fiksuar mbi rripin e tij të mesit në ngjyrë gri të çelët.

      Â«Tamam ashtu, plako. Dhe ta imagjinosh se sa mirë ka funksionuar. Ia dola të zbuloj fundin që pati sistemi yt i kontrollit

Скачать книгу