Shkrimtari. Danilo Clementoni

Чтение книги онлайн.

Читать онлайн книгу Shkrimtari - Danilo Clementoni страница 14

Shkrimtari - Danilo Clementoni

Скачать книгу

      Â«Bah, po... sigurisht... Por, fundja, më vjen keq paksa.»

      Â«E pabesueshme. Nuk e kisha menduar kurrë se brenda atij trupi bullafiq gjendej edhe një zemër.»

      Â«Tani boll më me këto budallallëqe» foli ai i shëndoshi me një pamje prej të penduari. «Jepi gaz dhe të shkojmë tek baza.»

      Planeti Kerion – Zbulimi tragjik

      Â«Kontenitori (|) sapo doli nga tuneli i ndërkomunikimit» njoftoi keriani i vockël xhuxh që merrej me kordinimin e manovrave. «Pas 0,1 cens do të arrijë pikën e ndalesës.»

      Â«Dua që të sillet këtu menjëherë për verifikimin e përmbajtjes dhe për analizën e të dhënave të memorizuara» e urdhëroi Supervizori i RTY-së vartësin e vet.

      Objekti i pazakontë në formë ovoidale, që vinte nga afro gjashtëdhjetë e pesë vite dritë larg, u përfshi nga një lloj fushe frenuese që e lidhi pas orbitës së planetit dhe e tërhoqi me shpejtësi në drejtim të një të çare të madhe të strukturës së pamasë, tërësisht metalike, që shtrihej për gati dyqind kilometra katrorë përgjatë ekuatorit të Kerionit.

      Â«Kontenitori (|) pothuajse në pozicion» foli kordinatori.

      Â«Nxitoni për ta sjellë sa më shpejt këtu» u shpreh RTY. «Duhet të zbulojmë medoemos se çfarë ka ndodhur sipër /\.»

      Sapo karkasa arriti pikën e ndalesës, u mor menjëherë në ruajtje nga dy kerianë me pamje padyshim të pazakontë. Njëri ishte shumë i ngjashëm me një tip rimorkio pa rrota, ndërsa tjetri ishte më i krahasueshëm me një gaforre të stërmadhe me gjashtë kanxha. Ai me pamjen e gaforres e kapi enën me delikatesë dhe e vendosi në brendësi të kerianit/rimorkios që, pasi ishte siguruar për lidhjen me ganxhë, u nis pa lëshuar zë fare me një shpejtësi të jashtëzakonshme në drejtim të laboratorëve.

      Â«Kontenitori (|) mbërriti» u shpreh kordinatori. «Ekipi i verifikimeve, kryeni analizën komplete të përmbajtjes.»

      Katër kerianë, edhe ata të formave po aq të çuditshme, dolën mbi objekt dhe, pasi e hodhën në një pellg të vogël që përmbante një solucion me bazë amoniaku, nisën skanimin e brendshëm. Kaluan vetëm pak minuta kur keriani më i vogël nga të katërt njoftoi «Nëntëqind e nëntëdhjetë shpirtra prezentë, të gjithë në gjendje të përsosur. Po i dërgoj sistemit qendror regjistrimin e eventeve të memorizuara nga kapsula.»

      Â«Mbi ekran» urdhëroi RTY prerazi.

      Imazhet treguan sipërfaqen e hënës në largësi të shpejtë ndërkohë që një objekt i madh përsosmërisht sferik po i afrohej zonës së laboratorit të nëndheshëm /\. Pas pak çastesh, një dritë verbuese përfshiu thuajse gjithçka që gjeti aty dhe menjëherë pas saj, nuk mbeti më asgjë. E gjithë zona ngjante sikur ishte goditur nga një çekiç gjigand. Imazhet treguan vetëm një zonë shumë të madhe të sheshtë të dheut hënor, jashtëzakonisht të lëmuar dhe të sheshuar. Regjistrimi vazhdoi akoma edhe për disa çaste duke treguar satelitin gjithnjë e më larg, dhe pastaj u ndërpre.

      Â«Laboratori» thirri RTY-ja i shastisur. «U shkatërrua krejtësisht.»

      Â«Nuk ka tjetër» komentoi hidhur kordinatori. «Regjistrimi përfundoi.»

      Â«Ky është një sulm i pacipë dhe i paramenduar ndaj avampostit tonë. E dija se nuk duhet t’i zinim besë atij lloj alieni.»

      Â«Je i mendimit se ajo armë sferike është ndërtuar nga vetë ata?»

      Â«Vetëm dy planete janë të banueshëm në atë sistem diellor dhe në të dyja gjenden qenie të atij lloji. Nuk duhej ta kishim vendosur bazën tonë aty.»

      Â«Ã‹shtë një tragjedi e pamasë» foli gjithë trishtim kordinatori kerian. «Tek laboratori kishte afro dhjetë milionë shpirtra gati për t’u zhvendosur. U shpëtuan vetëm nëntëqind e nëntëdhjetë të cilët ia dolën t’i largoheshin katastrofës nëpërmjet kapsulës (|).»

      Â«Unë nuk po arrij akoma ta besoj» u shpreh RTY-ja i shtangur. «Duhet të lajmërojmë menjëherë TYK Suprem.»

      Tell-el-Mukayyar – Imazhet

      Petri dhe tre miqtë e tjerë ndërkohë ishin zhvendosur në brendësi të tendës laboratorike të profesoreshës Hanter.

      Â«Tani po bëhem vërtet kureshtar» tha Azakisi nën ankth. «Dua të shoh tamam se çfarë nuk ka funksionuar në sistemin tënd të lidhjes me ganxhë.»

      Â«E jo, i dashur. Do ta shohësh që gjërat qëndrojnë paksa ndryshe» ia ktheu Petri ndërkohë që shfaqte një hologram tredimensional, në një lartësi rreth gjysëm metri nga toka.

      Â«Vërtet më mrekullon kjo që po bën» u shpreh Xheku ndërkohë që sodiste imazhet që formoheshin pikërisht në mes të tendës, dhe po merrej me një instrument të çuditshëm dhe skenat riprodhoheshin nga e para. «Ky është momenti kur kemi paraqitur në Zonën 51 gjeneralin Kembëll, senatorin Preston dhe dy personazhet qesharake që na sulmuan kur po përpiqeshim të merrnim ngarkesën.»

      Â«Po, po. Më kujtohet shumë mirë» komentoi Azakisi.

      Â«Tani po ju tregoj diçka» dhe hologrami shfaqi një tip trupmadh që po i afrohej me kërcënim Azakisit, duke i dhënë një rrahur të lehtë supeve.

      Â«Pandeha se po më kërcënonte» foli komandanti alien. «Nuk më lëvizi as edhe një milimetër. Po ç’hyn kjo me zhdukjen e pultit të kontrollit?»

      Â«Prit. Lëre sa të zmadhohet ky detaji... Ajo që po shihni është dora e trashaluqit ndërkohë që, me një aftësi të zhdërvjellët, po merr aparatin nga rripi yt i mesit.»

      Â«E pabesueshme» thirri koloneli. «Një manovër e denjë për hajdutët më të mirë të xhepave që vërtiten nëpër metro.»

      Â«Me pretekstin e të rrahurës së supeve përfitoi për të të vjedhur

Скачать книгу