Shkrimtari. Danilo Clementoni

Чтение книги онлайн.

Читать онлайн книгу Shkrimtari - Danilo Clementoni страница 15

Shkrimtari - Danilo Clementoni

Скачать книгу

në shtëpi» shfryu Azakisi në kërkim të një inati të paparë ndonjëherë. «Kur të më bien përsëri në dorë do t’i bëj që të pendohen që kanë ardhur në këtë botë, për be.»

      Â«Qetësohu, miku im. Tashmë, ajo që u bë, u bë. Nuk mund të zhbëjmë dot më asgjë. Ajo që do na duhet të bëjmë është të biem në gjurmë të atyre të dy qelbësirave dhe të marrim atë që na kanë vjedhur para se të zbulojnë edhe funksionet e tjera që ka.»

      Â«Pse, çfarë funksioni tjetër ka?» pyeti Elisa gjithë kureshtje.

      Â«Ta lëmë fare për momentin. Më mirë mos ta dish.»

      Â«Ã‡a dreq, sa shumë mistere» ia ktheu profesoresha e pakënaqur.

      Â«Sigurisht, nëse ia arritën të zbulonin aktivizimin e vetëshkatërrimit, mund të gjejnë edhe funksionet e tjera» tha Azakisi i merakosur.

      Â«Por a nuk duhet të mendonit që më parë për një sistem tjetër për t’u kthyer në shtëpi?» pyeti koloneli. «Nuk më duket se kjo është një punë aq urgjente.»

      Â«Ke të drejtë Xhek por ajo pajisje në duar të gabuara, mund të ishte vërtet me rrezik.»

      Â«Dhe padyshim që ato janë duar të gabuara» shtoi Elisa.

      Â«Ndoshta do të gjendej një sistem» foli Petri gati nën zë.

      Â«Atëherë? Do flasësh apo jo? Duhet të të lutem në gjunjë?» foli Azakisi gjithë mërzi.

      Â«Ai aparat është i pajisur me një sistem ushqimi të veçantë. Nëse do gjendeshim akoma në Theos do të mund të realizoja një pajisje që të arrinte të identifikonte gjurmët që lë pas.»

      Â«Dhe të ra ndërmend vetëm tani?» Azakisi kishte ndryshuar krejtësisht. «Nuk mund ta bëje sapo e pamë që qe zhdukur?»

      Â«Më vjen keq por ky sistem kërkimi funksionon vetëm nëse objekti është në lëvizje dhe e kemi marrë si të mirëqenë faktin që të ka rënë në ndonjë vend.»

      Â«Tani qetësohuni djema» foli koloneli, duke i theksuar fjalët e tij me anë të gjesteve me duar. «Fundja, me aq sa kuptova, pa Theosin nuk mund të bëhet dot asgjë, apo jo?»

      Â«Bah, ndoshta do mundesha të organizoja diçka po njëlloj» foli Petri duke kruajtur kokën.

      Â«Më falni për shpërthimin, miku im» tha komandanti i penduar. «E di që nuk është faji yt. Ky është vërtet një moment i keq për të dy.» Pastaj, duke i vënë një dorë tek supi, shtoi «Shiko se çfarë mund të bësh. Besoj se është shumë e rëndësishme që ta gjesh dhe ta marrësh përsëri atë objekt sa më shpejt që të mundesh.»

      Â«Mos u merakos Zak. Pa problem fare. Do të përpiqem të sajoj ndonjë gjë, duke u rregulluar me ato pak mjete që më kanë ngelur.»

      Â«Vetëm ti mund t’ia dalësh mbanë. Jemi në duart e tua»

      Â«Po shkoj» dhe, pa shtuar gjë tjetër, Eksperti doli nga tenda laboratorike duke lënë pas vetëm disa shtëllunga pluhuri.

      Â«Do t’ia dalë?» pyeti Xheku i pasigurt.

      Â«Sigurisht. Nuk kam asnjë dyshim. Petri ka aftësi të jashtëzakonshme. Më shumë se një herë e kam parë të realizojë gjëra që as edhe një ekip me Artizanët më të mirë nuk do ishte në gjendje t’i bënte. Është një person fantastik. Më vjen keq që kam qenë ca si shumë i ashpër me të. I dua të mirën me shpirt dhe do të isha gati të jepja jetën për të në çfarëdo lloj momenti.»

      Â«Mos u shqetëso Zak» foli Elisa me një zë të thellë shumë të ëmbël. «Ai e di shumë mirë. Është një moment i keq por do ta kapërcejmë pa probleme. Nuk kam fare dyshim.»

      Â«Faleminderit Elisa. Vërtet shpresoj me gjithë zemër.»

      Pasadena, Kaliforni – Skuta

      Sapo u hap dera, burri tepër i shëndoshë u godit nga një rrymë e këndshme me ajër të freskët. Kondicioneri i dhomës, i ndezur që një mbrëmje më parë, e kishte bërë punën e vet në mënyrë fantastike.

      Â«Ã‡a mrekullie» tha. «Nuk po mundja ta duroja dot më atë të nxehtë asfiksues.»

      Â«Sikur të vendosje të bëje një dietë serioze dhe të liroheshe nga gjithë ai dhjamë që mban me vete, i nxehti nuk do të të bezdiste edhe aq shumë.»

      Â«Por ti gjithmonë me tulet e mia kapesh?»

      Â«Quaji tule. Do mund të rrije pa merak një muaj pa ngrënë» u shpreh tipi i hollë që shpërtheu menjëherë pas kësaj në një të qeshur me zë të lartë.

      Â«Po bëj sikur nuk e dëgjova.»

      Apartamenti i vogël që të dy e përdornin si bazë ishte rregulluar në mënyrë krejtësisht spartane. Në sallonin kryesor kishte vetëm një tavolinë të thjeshtë druri në ngjyrë të hapur me katër karrige në po atë ngjyrë dhe një divan të rëndë ngjyrë gri të errët me shiltet dhe krahët e ngrëna. Në qoshen në afërsi të derë-dritares që shikonte mbi një oborr të trishtueshëm, një vazo plastike ngjyrë kafe mbante brenda ato çka kishin mbetur nga një lule Washingtonia Filifera e cila, pavarësisht rezistencës së saj ndaj klimës së thatë, ishte tharë disa javë më parë si pasojë e mungesës së ujit. Banjoja tepër e vogël tregonte shenja të dukshme të neglizhencës. Disa pllaka kishin dalë nga vendi dhe njolla të mëdha të errëta mbi tavanin e dalë boje dëshmonin për rrjedhje uji që asnjëherë nuk ishte ndrequr. Dy dhoma gjumi tepër të ngushta, secila me nga një krevat të vetëm dhe një komodinë të prishur, bashkë me një aneks guzhine ku gjendej një mobilje të paktën njëzet vite e vjetër, kompletonin gjithçka tjetër të atij të ashtuquajturit apartament.

      Â«Natyrisht që përsa i përket shijeve në zgjedhjen e skutave, ti je vërtet më

Скачать книгу