Shkrimtari. Danilo Clementoni

Чтение книги онлайн.

Читать онлайн книгу Shkrimtari - Danilo Clementoni страница 5

Shkrimtari - Danilo Clementoni

Скачать книгу

rreth e rrotull si një turrjelë?» e qortoi Petri. «Kështu do konsumosh dyshemenë dhe do përfundojmë duke fluturuar nëpër hapësirë si dy satelitë të vjetër jashtë përdorimit.»

      Â«Po si ia del që të jesh kaq i qetë? Theosi përfundoi i shkatërruar, gjendemi me miliona kilometra nga planeti ynë mëmë, nuk mund të kontaktojmë me asnjeri gjithashtu, edhe nëse do të arrinim, do të ishte e pamundur që të vinte të na merrte dikush, dhe ti? Je shtrirë sa gjatë e gjerë në kolltuk si të gjendeshe me pushime dhe të ishe ulur mbi shkëmbinjtë në gjirin e Saraanit për të shijuar pamjen e perëndimit të diellit.»

      Â«Rri i qetë plako, rri i qetë. Do ta shohësh se një zgjidhje do ta gjejmë.»

      Â«Për momentin nuk më vjen në mend asnjë zgjidhje.»

      Â«Sepse je i acaruar. Janë valët gama që po lëshon ai truri yt i gjorë dhe i tensionuar dhe që të pengojnë të llogjikosh me kthjelltësi.»

      Â«A thua?»

      Â«Sigurisht» iu përgjigj Petri me një buzëqeshje rrëzëllitëse. «Hajde dhe ulu pranë meje, merr frymë mirë dhe mundohu të relaksohesh. Do ta shohësh se në një kohë shumë të shkurtër gjithçka do të marrë tjetër formë.»

      Â«Do të jetë ashtu siç thua ti, miku im» tha Azakisi ndërkohë që, duke ndjekur këshillën e shokut, e lëshoi trupin mbi kolltukun ngjyrë gri të pilotit të dytë «por në këtë moment mund të bëj gjithçka me përjashtim të relaksit.»

      Â«Nëse më premton se do qetësohesh, do të të lejoj edhe të pish një nga ato shpifësirat që mban gjithmonë me vete.»

      Â«Bah, mund të ishte madje një mendim i mirë. Jam i sigurt se do më ndihmonte ndopak.» Duke thënë kështu, nxori nga xhepi një cigare të gjatë të errët të dredhur me dorë dhe, pasi i preu anët me një mjet të çuditshëm shumëngjyrësh, e vuri në gojë dhe e ndezi. E thithi shpejt disa herë duke i lënë shtëllungat e vogla të tymit kaltërosh të përhapeshin nëpër dhomë. Me një kërcitje të lehtë, sistemi automatik i pastrimit të ajrit në anije u aktivizua. Në fare pak çaste tymi u zhduk dhe bashkë me të edhe aroma e athët dhe e sheqerosur.

      Â«Por, nuk është e drejtë kështu» u shpreh Azakisi që tashmë kishte filluar t‘i kthehej sërish humori. «Më kishte dalë nga mendja që sistemet tona të pastrimit qenkan shumë efiçentë.»

      Â«I ke projektuar ti vetë» ia ktheu Petri. «Nuk mund të ndodhte ndryshe.»

      Tensioni dukej se po zbutej dalngadalë.

      Â«Le të shohim se si është situata» propozoi Azakisi ndërkohë që akoma me cigaren mes buzëve, aktivizonte një sërë hologramesh që u pozicionuan në ajër rreth e përqark dy alienëve. «Kemi katër anije në gjendje pune duke përfshirë edhe tonën. Theos-2 tashmë ka zbritur mbi Nibir dhe të dy janë jashtë rrezes së veprimit të sistemit të komunikimit me vorbullat e dritës.» Nxori nja dy shtëllunga tymi, pastaj vazhdoi «Furnizimi me karburant dhe ushqime është në nëntëdhjetë e nëntë përqind.»

      Â«Të lumtë, po shoh se je duke marrë kontrollin e situatës. Vazhdo» e inkurajoi Petri i kënaqur.

      Â«Të gjashtë pjesëtarët e mbetur të ekuipazhit janë në gjendje të shkëlqyer. Mbrojtëset dhe armatimet janë në efiçencë maksimale. Problemi i vetëm është që nuk kemi më një H^COM për të kontaktuar të Moshuarit që edhe t’u raportojmë për situatën.»

      Â«Këtu gabohesh» i tha Petri.

      Â«Ã‡farë kërkon të thuash?»

      Â«Dua të them se është akoma edhe një H^COM që funksionon.»

      Â«Por i vetmi që kishim u bë copë copë me anijen kozmike.»

      Â«Po ai që i kemi lënë tokësorëve?»

      Â«Ã‡a dreqin, ke të drejtë. Më kishte dalë nga mendja. Duhet të kthehemi tek ata dhe të na e japin.»

      Â«Merre shtruar, plako. Kemi kohë për këtë. Unë të parën gjë që do bëja, do shkoja për një shëtitje në hënë për të parë nëse arrijmë të rikuperojmë ndonjë pjesë nga anija jonë e mrekullueshme që ti e çove me gëzim drejt shkatërrimit të plotë.»

      Â«Unë? E ç’hyj unë këtu? Ishe ti që e hodhe në erë aty lart.»

      Â«Dhe kush ishte ai që humbi sistemin e pultit të kontrollit?»

      Â«Po ai ishte faji yt. Metoda e lidhjes ishte difektoze.»

      Â«Në rregull, në rregull. Ajo që ndodhi, ndodhi. Tani të përpiqemi t’i japim zgjidhje kësaj situate. Edhe pse jam një optimist i pandreqshëm, për momentin nuk arrij të shoh zgjidhje gjeniale.»

      Â«Do të jenë valët gama» u përgjigj Azakisi duke ia kthyer shokut të vet me të njëjtën monedhë. «Duke supozuar gjithmonë se ato katër neurone që sorollaten në kokën tënde të zbrazët janë akoma në gjendje të transmetojnë.»

      Â«Pas kësaj shakaje fare pa kripë mund të njoftoj më në fund se Zaku i vjetër është sërish mes nesh. Mirë se u ktheve.»

      Â«Aëherë, a do ta çosh këtë anije tek vendi i eksplozionit pa na përplasur pas ndonjë mali hënor?»

      Â«Sigurisht shef. Nën urdhrat e tua» u shpreh Petri duke imituar paksa mënyrat ushtarake që i kishte parë të përdoreshin shpesh nga miqtë e tij tokësorë. «Destinacioni në hënë» shtoi me gëzim, pasi kishte ndezur motorët dhe vendosur itinerarin në drejtim të satelitit.

      U deshën vetëm nja dy minuta për të mbërritur në vendin ku ishte shpërbërë Theosi. Anija nisi të mbikqyrte me ngadalë zonën në faqen e padukshme të Hënës që kishte pësuar goditjen si pasojë e eksplozionit. Terreni, normalisht me shumë gunga dhe plot me kratere të shkaktuara nga goditjet e vjetra të qindra meteoritëve që, në miliona vjet e kishin bërë shoshë fare, tani dukej çuditërisht i sheshtë dhe i lëmuar në afro gjashtëqind kilometra katrorët e tij. Vala e energjisë

Скачать книгу