Shkrimtari. Danilo Clementoni
Чтение книги онлайн.
Читать онлайн книгу Shkrimtari - Danilo Clementoni страница 8
«Sinqerisht pandehnim se e kishim humbur gjatë rikuperimit të kristalit të Zenios por, me shumë gjasa, duhet të ketë përfunduar në ndonjë vend shumë më të populluar. Aty poshtë nuk kishte asnjeri.»
«Zak, më erdhi një mendim» thirri Petri duke u ngritur në këmbë. «Besoj se, duke u përpjekur pak, ndoshta mund të rikthehemi te momenti kur pulti i kontrollit u zhduk nga rripi yt i mesit.»
«Tashmë nuk ka edhe aq rëndësi por duhet të them se edhe unë jam pak kureshtar.»
«Në rregull. Atëherë para së gjithash, të shohim që të informojmë të Moshuarit mbi situatën tonë dhe sapo të kemi mbaruar me këtë, do të përpiqem ta gjej këtë informacion.»
«Elisa» foli atëherë Azakisi. «Për fat të keq i vetmi H^COM që kishim, përfundoi copë e çikë bashkë me Theosin. A do mund të na jepje atë që të lamë para se të niseshim?»
«Po thua për kokoren? Sigurisht që po. Po e sjell menjëherë.»
«Për fat të keq, gjendja është e rëndë» pëshpëriti Azakisi i kthyer nga koloneli, sapo Elisa u largua aq sa nuk mundej të dëgjonte dot. «Edhe nëse arrijmë të lidhemi me të Moshuarit, mundësitë që kemi për tâu kthyer në planetin tonë praktikisht janë zero.»
«Por nuk mund të dërgojnë dikë që tâju marrë? Edhe Zaneki ka një anije si e juaja apo gaboj?»
«Për fat të keq motorët e anijes së tij janë shumë më pak të fuqishëm se të anijes sonë. Prandaj dhe iu desh në fakt që të nisej menjëherë pas kalimit të Kodonit. Nëse nuk do të nisej në atë moment, nuk do të ishte më në gjendje të kapte Nibirun që po largohej me shpejtësi. Ne mundëm të qëndronim këtu shumë më shumë pikërisht në sajë të motorëve tanë eksperimentalë. Për fat të keq, Theosi ishte i vetmi nga flota jonë që kishte motorë të atij lloji. Prodhimi dhe montimi i dy motorëve të rinj mund të kërkonte shumë shumë kohë. Shumë shumë nga koha âjonëâ.»
«Do të thuash se mund të qëndroni këtu deri në kalimin e ardhshëm të Nibirut?»
«Ja ku është» u shpreh Elisa ndërkohë që kthehej me shpejtësi në drejtim të tyre.
«Për fat të keq, po Xhek» tha Azakisi nën zë, ndërkohë që ngrihej për të marrë kokoren H^COM që po ia jepte arkeologia.
«Faleminderit Elisa» foli alieni dhe e vuri në kokë. «Të shohim nëse funksionon.»
«Me thënë të drejtën e provuam edhe ne por nuk arritëm të flisnim me ndokënd.»
«Janë punët e mikut tim» komentoi Azakisi duke parë në drejtim të Petrit. « Ãdo gjë që bën ai, asnjëherë nuk punon.»
«Simpatik si gjithmonë» iu përgjigj Petri me një pamje serioze. «Do ta kujtoj kur të më kërkosh që të sistemoj banjën tënde.»
«Tamam» tha Elisa duke vënë buzën në gaz. «E kujtoj mirë se si funksionojnë banjat tuaja. Një eksperiencë me të vërtetë e paharrueshme.»
Të katër së bashku shpërthyen duke qeshur me zë të lartë, ku pas saj, Petri i mori kokoren Azakisit nga duart dhe tha «Prit, ore mosmirënjohës. Më parë duhet të ndryshoj modalitetin. Sistemi ishte programuar për të na telefonuar neve tek Theosi i shkretë dhe nuk besoj se mund të përgjigjet dikush atje.»
Alieni u mor për pak kohë me komandat e H^COM-it portabël pastaj, kur u kënaq me funksionimin e tij, ia kaloi prapë shokut duke i thënë «Provoje tani. Të shpresojmë se nuk më ka tradhtuar kujtesa dhe të arrij ta konfiguroj për tâu lidhur me personin që duhet.»
Azakisi nuk pati fare dyshime për kujtesën e mikut dhe vuri kokoren në kokë. Shtypi butonin e ndezjes dhe priti gjithë durim. Kaloi thuajse një minutë para se pamja tredimensionale e fytyrës kockore të shefit të tij I Moshuari të projektohej direkt në retinën e syve të tij paksa të lodhur.
«Azakis, është kënaqësi të të shoh» i foli interlokutori tullac duke ngritur krahun e djathtë të hollë në shenjë përshëndetjeje. «Po nga po më merr? Figura jote po më shfaqet shumë e pazakontë dhe e shtrembëruar.»
«Ãshtë një histori e gjatë» iu përgjigj alieni. «Ajo që po përdor tani është një pajisje e rastit për komunikimet në largësi të madhe.»
«Pra ti nuk qenke në anijen tënde? Mos më thuaj që nuk jeni nisur akoma. A e di apo jo, se kufiri kohor për të na arritur është tashmë drejt fundit?»
«Pikërisht për këtë doja tâju flisja.» Bëri një pauzë të shkurtër për të gjetur fjalët më të përshtatshme pastaj vazhdoi duke thënë «Ndodhi diçka e papritur... Anija jonë nuk është më.»
«Si nuk është më? Ãfarë do të thuash?»
«U hodh në erë. U aktivizua sistemi i vetëshkatërrimit dhe arritëm në kohë që të shpëtonim kokën para se të përfundonte copa copa.»
«Por atë proçedurë mund ta aktivizoje vetëm ti me sistemin tënd të kontrollit në largësi. Si ka mundësi të ndodhë një gjë e tillë?» pyeti i Moshuari i shtangur.
«Le të themi se ndodhën disa gjëra njëra pas tjetrës, ku në një moment duhet të më ketë rënë pulti i kontrollit në largësi.»
«Dhe dikush tjetër e ka gjetur dhe e ka aktivizuar në vendin tënd?»
«Nuk kemi mundur akoma të zbulojmë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë por kjo është konkretisht e mundur.»
«Po tani? Ãfarë mendoni të bëni për tâu kthyer përsëri?»
«Pikërisht për këtë arsye jemi lidhur me ju. Do të kishim nevojë për një zgjidhje të mirë dhe të shpejtë lidhur me këtë problem të vogël.»
«Të vogël?»