Shkrimtari. Danilo Clementoni

Чтение книги онлайн.

Читать онлайн книгу Shkrimtari - Danilo Clementoni страница 9

Shkrimtari - Danilo Clementoni

Скачать книгу

për disa sekonda pastaj ngriti përsëri vështrimin dhe tha «Do të kërkoj mbledhjen sa më shpejt të Këshillit dhe do të vë në punë të gjithë Ekspertët tanë më të mirë. Shpresoj që të mund t’ju jap shpejt lajme të mira» dhe mbylli bisedën.

      Pasadena, Kaliforni – Budallai

      Â«Kjo është gjithçka?» u shpreh tipi i shëndoshë, vërtet obez, ndërkohë që kqyrte pajisjen e çuditshme që mbante në dorë i riu budalla. «Mos më thuaj se na ke bërë të presim më shumë se një muaj për të parë këtë gjënë që ndriçon.»

      Â«Mund t’ju siguroj se po punon» iu përgjigj djali shumë i frikësuar. «Me të vërtetë, besoj se ka bërë atë për çfarë është projektuar.»

      Â«Po, por a do na thuash se çfarë?» i bërtiti tipi i gjatë dhe i hollë ndërkohë që hidhej në këmbë. «Tani po e humbas vërtet durimin.»

      Në bodrumin plot me aparatura, ekranë dhe kompjutera të të gjitha llojeve, ndriçuar nga një dritë led e zbehtë që përhapej duke u pasqyruar në faqet e ngrëna, fytyra e hequr e djalit ngjante akoma më e zbehtë nga ç’ishte në të vërtetë.

      Â«Tani nëse nuk na thua se për çfarë shërben vërtet ajo gjëja, të betohem se do të të bëj ta gëlltisësh të tërën» tha trashaluqi duke e kapur budallain nga qafa.

      Â«Po jua thashë» pohoi prapë djali gjithnjë e më i frikësuar. «Është një sistem për të aktivizuar në largësi një proçedurë.»

      Â«Po ça proçedure? Për ça bëhet fjalë?» vazhdoi tipi i shëndoshë, ndërkohë që shkundte djalin sikur po tundte një Margarita.

      Â«Nuk jam i sigurt» u përpoq të përgjigjej djali i ri. «Por besoj se kemi aktivizuar diçka shumë të veçantë dhe të rrezikshme duke parë sistemet e mbrojtjes që m’u desh të lidhja.»

      Â«Sqaroje më mirë» foli trashaluqi duke mos reshtur së shkunduri djalin.

      Â«Do të ta tregoj nëse më lëshon.»

      Â«Në rregull. Po shiko që të jesh sa më bindës se përndryshe copa jote më e madhe e gjendur prej teje, do mund të shihet vetëm me mikroskop.»

      Djali rregulloi bluzën, sistemoi flokët e gjatë që nuk e shihnin shampon prej shumë kohësh dhe lëvizi në drejtim të një tavoline pune ku gjendeshin dy tastiera dhe një seri kompjuterash gjysëm të çmontuar. Shtypi shpejt disa komanda të pakuptueshme dhe pas disa minutash, mbi një ekran gjigand që varej nga tavani, u shfaq një pamje tredimensionale e objektit të çuditshëm që rrotullohej ngadalë rreth vetes.

      Â«Kjo është telekomanda jonë misterioze.»

      Â«Ah, tani qenka bërë telekomandë?»

      Â«Bah, duke parë funksionin e saj besoj se mund ta quajmë kështu pa merak.»

      Â«Vazhdo» foli tipi i hollë ndërkohë që sistemohej mbi një karrige të shkatërruar në mënyrë që të mund të kqyrte më mirë ekranin e madh.

      Â«Kështu që, problemi kryesor është që ta riaktivizojmë. M’u desh të lodhesha ca pasi, me shumë gjasa, nuk ishte vetëm i fikur por i zoti donte që askush mos ta ndizte më kurrë.»

      Â«A e pe se nuk i janë shkarkuar bateritë, ti ore që nuk je gjë tjetër veçse një idiot i shëmtuar» foli tipi trupmadh, duke iu drejtuar shokut të vet.

      Â«Jo, nuk ka fare bateri aty brenda» vazhdoi të thoshte budallai. «Besoj se punon në sajë të një burimi energjie të jashtme, një tip fluksi elektromagnetik që arrin të kapë dhe transformojë në fuqi të pastër.»

      Â«Interesante» komentoi ai i holli. «Por cila është rrezja e saj e veprimit?»

      Â«Teorikisht, edhe disa qindra mijëra kilometra.»

      Â«E marrtë dreqi» shfryu trashaluqi ndërkohë që merrte në dorë objektin e çuditshëm. «Do të më thuash se kjo gjëja do ishte në gjendje të transmetonte një sinjal që këtu deri në hënë?»

      Â«Besoj vërtet se po dhe ndoshta e ka bërë tashmë.»

      Â«Dhe çfarë të ketë transmetuar?»

      Â«Këtu vjen pjesa interesante» vazhdoi djali ndërkohë që shfaqte një pamje tjetër mbi ekranin e madh. «Këto janë simbolet që, pasi u riaktivizuan, u shfaqën në pjesën ballore.»

      Â«Duket si një lloj gjuhe e lashtë» komentoi ai i holli. «Më duket se diku e kam parë.»

      Â«Në fakt, është kuneiforme. E përdornin Sumerët disa mijëra vite përpara Krishtit.»

      Â«Dhe çfarë bëjnë mbi një instrument kaq të përparuar në aspektin teknologjik?»

      Â«Kjo është gjuha e vizitorëve tanë alienë.»

      Â«Do të thuash se ata gjigandët që na kapën flasin gjuhën kuneiforme?» pyeti tipi trupmadh po aq i habitur.

      Â«Bah» u përpoq të sqaronte djaloshi «nuk është puna se gjuha kuneiforme flitet. Është një lloj shkrimi. Sidoqoftë besoj se gjuha e tyre është tamam kjo.»

      Â«Dhe ti arrite ta deshifrosh?»

      Â«Në realitet, për të siguruar ekzekutimin e komandës, m’u desh të fusja një tip passwordi. Pratikisht, simbolet e shfaqura në sekuencën e duhur janë futur në modalitetin operativ.»

      Â«Pra me pak fjalë, si ai sistemi që përdoret tani për të zhbllokuar celularin?»

      Â«Po, pak a shumë» tha budallai duke vënë buzën në gaz, i lumtur që ata të dy më në fund e kishin kuptuar atë që po thoshte.

      Â«Ke bërë vërtet një punë të shkëlqyer» tha trashaluqi i kënaqur.

      Â«Po, por nuk e kemi kuptuar

Скачать книгу