Bullizmi Kibernetik. Dr. Juan Moisés De La Serna
Чтение книги онлайн.
Читать онлайн книгу Bullizmi Kibernetik - Dr. Juan Moisés De La Serna страница
Nga
Dr. Juan Moisés de la Serna
Përkthyer nga
2021
“Bullizmi kibernetik: Kur Bullizmi Vepron Nëpërmjet Internetit”
Shkruar nga Juan Moises de la Serna
Përkthyer nga Gentian Cane
Të drejtat e rezervuara © 2021 Juan Moises de la Serna
Të gjitha të drejtat e rezervuara
Nuk lejohet riprodhimi i plotë apo i pjesshëm i këtij libri, as hedhja e tij në sistem informatik apo edhe transmetimi në ҫfarëdo lloj forme ose me ҫfarëdo lloj mjeti, si elektronik, mekanik, me anë të fotokopjimit, regjistrimit apo mjeteve të tjera, pa autorizimin paraprak dhe me shkrim të botuesit. Shkelja e të drejtave të cituara sa më sipër mund të përbëjë vepër penale ndaj pronësisë intelektuale (neni 270 e në vijim të kodit penal).
Drejtohuni te C.E.D.R.O. (Qendra spanjolle për të drejtat e reprografisë) nëse do lindë nevoja për fotokopjim apo skanim të ҫdo lloj fragmenti apo copëze nga ky libër. Mund të kontaktoni C.E.D.R.O. me anë të sitit web www.conlicencia.com ose nëpërmjet telefonit në numrin 91 702 19 70/93 272 04 47.
Parathënie
Bullizmi kibernetik është një formë moderne e bullizmit nga i cili mund të preket kushdo, por ai bëhet sidomos shqetësues kur të prekur janë minorenët.
Kjo guidë e shkurtër u jep përgjigje pyetjeve më të rëndësishme që kanë të bëjnë me këtë temë diskutimi, përgjigje që ҫdo prind që ka fëmijë në moshë shkollore duhet t’i ketë mirë parasysh, si për shembull: ҫfarë është Bullizmi kibernetik? Si influencon ai në jetën e atij apo asaj që bëhet viktimë? A mund të parandalohet Bullizmi kibernetik? Dhe mbi të gjitha, ҫfarë duhet bërë nëse fëmija jonë është viktimë e tij?
Zbuloni të gjitha aspektet kyҫe të Bullizmit kibernetik, në sajë edhe të rezultateve nga kërkimet e fundit shkencore të kryera në këtë fushë të psikologjisë.
Falenderime
Përfitoj nga rasti që të shpreh falenderimet e mia ndaj të gjithë njerëzve që më ndihmesën e tyre kanë kontribuar në realizimin e këtij libri, në veҫanti Dr. Abel González García, Drejtor i Departamentit të Kriminologjisë në Universitetin në Distancë të Madridit dhe Dr. Pilar Vecina, Drejtore e Departamentit të Neuropsikologjisë në “Institutin për Kërkim dhe Zhvillim Social të Sëmundjeve të Rralla”.
Përmbajtja
Kapitulli 1. HYRJE NË BULLIZMIN KIBERNETIK
Kapitulli 2. Ҫfarë është Bullizmi kibernetik?
Kapitulli 3. Profili i viktimës dhe i abuzuesit.
Kapitulli 4. Shenjat e Bullizmit kibernetik
Kapitulli 5. Pasojat nga Bullizmi kibernetik
Kapitulli 6. Si të sillemi me Bullizmin kibernetik?
Kapitulli 7. Ndërhyrja terapeutike në rastet e Bullizmit kibernetik
Kapitulli 8. A është e mundur ta parandalojmë Bullizmin kibernetik?
Kapitulli 9. Bullizmi kibernetik dhe mësimdhënësit
Kapitulli 10. Dhuna mbi bazë dixhitale
Kushtuar prindërve të mi
Kapitulli 1. HYRJE NË BULLIZMIN KIBERNETIK
Natyrisht që duhet të keni dëgjuar nga mjete të ndryshme komunikimi që gjithmonë e më shumë të rinjtë po përfshihen në raste bullizmi përmes mediave dixhitale, për shkak të përdorimit tejet të lartë të këtyre mediave dhe sidomos të anonimatit që ofron rrjeti dixhital.
Bullizmi kibernetik konsiston në një akt poshtërimi, shantazhi apo edhe presioni që kryen një palë, e përbërë nga një apo shumë persona, ndaj një pale tjetër. Kjo gjë mund të ndodhë atëherë kur ata konsiderohen si “të ndryshëm”, për shembull nëse janë më të gjatë, më të shëndoshë në trup, apo nëse janë tifozë të një skuadre të caktuar futbolli…
Duke kqyrur rezultatet që na ofron Google në lidhje me tendencat e kërkimit për termin Bullizmi kibernetik, në të gjitha kuptimet e ndryshme që mbart ky term në mbarë botën nga 2004 deri në 2017-ën, mund të vihet re se vendin e parë me më shumë raste shqetësuese e zënë Filipinet, e ndjekur më pas nga Australia dhe Zelanda e Re. Shtetet e Bashkuara të Amerikës zënë vendin e shtatë ndërsa Spanja vendin e tridhjetë e gjashtë nga 45 vende që shfaqen në rezultatet e kërkimit në Google. Vendin e fundit në renditje e zë Turqia.
Ky rezultat nuk pasqyron numrin e rasteve të Bullizmit kibernetik që hasen për ҫdo vend, por faktin sesa herë ky term është kërkuar në internet. Në realitet mund të ekzistojë një vend në të cilin hasen pak raste të Bullizmit kibernetik por popullata e atij vendi disponon njëfarë ndjeshmërie mbi këtë fenomen dhe si rrjedhojë në Google do të bëhen shumë kërkime mbi këtë term.
Në rastin e kundërt, mund të ekzistojë një vend ku Bullizmi kibernetik është institucionalizuar por ekziston një ndërgjegjësim i pakët në lidhje me këtë fenomen dhe si rrjedhojë në Google nuk bëhen shumë kërkime mbi një term të tillë.
Është për t’u theksuar, se midis dhjetë vendeve të para që bëjnë kërkime mbi këtë term në Google, pesë prej tyre janë vende të ashtuquajtura të botës së parë, dhe konkretisht janë Australia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja.
Madje vihet re edhe sesi është rritur dukshëm, në nivel global, përdorimi i këtij termi me kalimin e viteve, duke rezultuar