Sëmundja E Alzheimerit I. Dr. Juan Moisés De La Serna
Чтение книги онлайн.
Читать онлайн книгу Sëmundja E Alzheimerit I - Dr. Juan Moisés De La Serna страница 3
Rezultatet tregojnë diferenca të konsiderueshme të rezultateve më të këqija tek pacientet me D. C. L. në krahasim me ata që kanë sëmundjen e Alzheimerit, ku të parët normalisht merrnin më shumë trajtim mjekësor, përveçse kishin një incidencë shumë më të madhe të depresionit, emikranisë dhe hemorragjisë cerebrale. E gjitha kjo do të sillte rritjen e pasojave negative tek pacientët me D.C.L si tek shëndeti i tyre fizik ashtu edhe ai mendor.
<< D.C.L. (demenca me trupa Levi) është një lloj demence që ka të njëjtat simptoma me sëmundjen e Alzheimerit dhe sëmundjen e Parkinsonit. Mund të konstatohet në rreth 10% të gjithë rasteve të demencës. D.C.L. ka tendencë të diagnostikohet gabimisht në sëmundje tjetër (ose D.C.L. diagnostikohet pak). Simptomat që përjeton një person varen pjesërisht nga fakti se ku gjenden trupat Levi brenda në tru.
- Trupat Levi në qendër të trurit janë të lidhur ngushtësisht me problemet e lëvizjes (simptomat motorike). Këto janë karakteristikë kryesore e sëmundjes së Parkinsonit.
- Trupat Levi në shtresat e sipërme të trurit lidhen më probleme të aftësisë mendore (simptoma kognitive), që janë karakteristikë e D.C.L.
Problemet me lëvizjen dhe ndryshimet në aftësinë mendore mund të ndodhin të kombinuara së bashku. Gati një e treta e personave të diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit ka mundësi të zhvillojë demencë (sëmundja e Parkinsonit me demencë).
Në të njëjtën mënyrë, në një moment të caktuar, të paktën dy të tretat e personave me D.C.L. kanë probleme me lëvizjen.
Simptomat e D.C.L. dhe sëmundja e Parkinsonit me demencë bëhen akoma më të ngjashme ndërkohë që avancojnë. Të dyja bashkë njihen si demenca me trupa Levi.
Dr. Quazi Imam, drejtor mjekësor i spitalit Arlington Memorial i Teksasit (SHBA)>>
Por nëse dikush tërheq vëmendjen për sëmundjen e Alzheimerit, kjo ndodh për arsye të efikasitetit të dobët të mjekimeve që kanë rezultuar te disa pacientë.
Dikush është përpjekur ta justifikojë këtë me moshën e madhe të pacientëve, ose me praninë e çrregullimeve të tjera, si p.sh sëmundjet koronare, që kanë nevojë vetë për ilaçe, dhe që nganjëherë mund të mos përshtaten me mjekimet e sëmundjes së Alzheimerit.
Autorë të tjerë argumentojnë se ka shumë ndryshime mes vetë pacientëve me Alzheimer, ku është e nevojshme që çdo rast të studiohet si i veçantë, duke mos mundur kështu të arrihet një trajtim i përgjithësuar, dhe që këtu efikasiteti i dobët i një trajtimi mjekësor vlen për këdo.
Por fiks ashtu siç ka ndodhur dhe me sëmundje të tjera, sapo mësohen të dhënat e reja të cilat pasqyrojnë zhvillimin e sëmundjes, mund të përcaktohen disa nënlloje, ku secila prej tyre ka karakteristikat e veta ndonëse kanë të përbashkët të njëjtën bërthamë simptomatike.
Një tendencë që nuk respektohet në të gjitha rastet, si për shembull me reformën e fundit të D.S.M.V (shkurtimi në anglisht i “manualit diagnostikues dhe statistikor i çrregullimeve mendore”, aktualisht në edicionin e pestë), ato që ishin lloje shumë të ndryshme të çrregullimeve të zhvillimit, janë bashkuar në një epigraf të vetëm, që është çrregullimi i spektrit autik, gjë që mund ta bëjë të vështirë si diagnostikimin ashtu edhe trajtimin specifik. Por sa tipe Alzheimeri ekzistojnë?
Një grup kërkuesish nga Universiteti i Kalifornisë (SHBA) nxori një njoftim për shtyp ku deklaron se kishte arritur të bënte një hap përpara në aspektin inovativ në lidhje me sëmundjen e Alzheimerit, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën shkencore “Aging”.
Nga të dhënat e këtij studimi gjenden pak të dhëna, me përjashtim të atij ku përfshihen 50 pjesëmarrës gjatë 2 viteve të studimit. Sipas rezultateve të këtij studimi, pacientët me Alzheimer mund të ndahen në tre kategori në varësi të evoluimit të simptomave të sëmundjes.
Pra, nuk do të kishte vetëm një sëmundje por tre, ose më mirë, tre nëntipe të së njëjtës sëmundje, ku secila prej tyre ka një evoluim të ndryshëm dhe njëkohësisht kërkon një trajtim specifik për ta luftuar.
Konkretisht njoftimi për shtyp flet për tipin inflamator, jo inflamator dhe kortikal, duke u identifikuar në secilën prej këtyre nëntipeve simptomatologjike por edhe në proteinat diferenciale.
- Në nëntipin inflamator vërehet një shtim që nuk është i pranishëm në dy nëntipet e tjera të proteinës C reaktive, dhe që është i pranishëm kur prodhohen inflamacione në trup; dhe proteina albuminë kryesore për të mbajtur tensionin e zemrës.
- Në nëntipin joinflamator, ku nuk vërehen rritje të mëparshme, ekziston një anormalitet në këto proteina.
- Në tipin kortikal, që nuk shoqërohet me probleme të kujtesës, i pranishëm tek personat më të rinj në moshë, me probleme më të mëdha që lidhen me të folurin, karakterizohet nga nivele të ulëta të zinkut në organizëm.
Njoftimi për shtyp nuk tregon se cili është ndryshimi midis këtyre tipeve të Alzheimerit dhe demencave të tjera me të njëjtat simptoma, për të cilat duhet të përcaktohen diagnoza të reja të ndryshme në mënyrë që të mund të dihet paraprakisht se me çfarë sëmundje ka të bëjë pacienti dhe të ofrohet kështu trajtimi më i përshtatshëm.
Edhe autorët nuk e thonë, por ka mundësi që efikasiteti i dobët i trajtimeve aktuale është tamam në thelb të mungesës së diferencimit në secilën nga këto nëntipe, duke dalë si nevojë të analizohet se përse është më i përshtatshëm një trajtim ose një tjetër, dhe jo siç bëhet aktualisht, i njëjti trajtim për të gjithë.
Në fakt, autorët mbrojnë tezën se me zbulimin e tyre, hapet një rrugë e re për të arritur një sukses më të lartë në trajtim, duke mundësuar kështu një përshkrim të karakteristikave të veçanta në secilën nga këto nëntipe.
Pavarësisht kësaj, është me vend të merret parasysh se këto rezultate duhet të çertifikohen në laboratorë të tjerë para se t’i konsiderojmë si përfundimtare, duke vërtetuar kështu se ekziston i njëjti rezultat në çdo lloj vend të botës.
Për ta bërë këtë, manualet e diagnostikimit C.I.E.-10 (klasifikimi ndërkombëtar i sëmundjeve aktualisht në edicionin e tij të dhjetë) dhe D.S.M.-V duhet të përfshijnë në rishikimet e tyre të ardhshme se cilat janë këto karakteristika specifike për çdo nëntip, si për diagnostikimin ashtu edhe për trajtimin, kur kjo dihet.
Është padyshim një progres i madh, në rrugën për të zbuluar se çfarë është Alzheimeri, ku njëkohësisht shërben edhe për të shpjeguar arsyen se pse psikofarmakologjia ka patur një sukses të vogël në ndërhyrjen për kurimin e Alzheimerit.
Ajo për të cilën mund të ishim të sigurt në lidhje me sëmundjen