Një Flluskë Jashtë Kohe. Andrea Calo'
Чтение книги онлайн.
Читать онлайн книгу Një Flluskë Jashtë Kohe - Andrea Calo' страница 11
«Nuk munde të pranosh fëmijën e tij si tëndin, vërtet?».
«Kështu është. Ndoshta jam një person i kufizuar, me mbyllje ekstreme dhe të rrezikshme mendore. Po vërtet nuk kam arritur të pranoj idenë se ajo grua, gruaja ime, po priste një fëmijë nga dikush tjetër».
«Tani fëmija rri me të?».
«Ai fëmijë nuk lindi kurrë. Sarah abortoi fshehurazi pasi e la Antonio, dhe para se të më komunikonte vendimin e saj».
«Pra ka bërë gjithçka për të të rifituar John. Deri sa arriti në abort. Për një grua nuk duhet të jetë një vendim i parëndësishëm për të marrë. Nëse ende ndieje diçka për të, përse nuk e lejove të kthehej për të qenë pjesë e jetës tënde?». Pati një pauzë tjetër, shumë më të gjatë, para se John të njoftonte një jo me një lëvizje të kokës dhe të përfundonte fjalimin e tij.
«Tani e kupton përse unë nuk jam një simpatizant për banorët e “Vendit të Bukur”».
«Por nuk mund ta përgjithësosh. Njerëzit nuk janë të gjithë njësoj, pavarësisht nga kombësia, kultura apo besimi i tyre fetar». Nuk m’u përgjigj, por ndjeva menjëherë se nuk ishte dakord me mendimin tim.
«Më fal për atë që të thashë këtë mëngjes».
«Ishte një projeksion i mendimit tënd, që e respektoj, por nuk pajtohem, asgjë më tepër Kate», m’u përgjigj, duke më dhuruar një buzëqeshje.
Fytyra e tij ishte kthyer e qetë dhe e ndritshme. Ndoshta ai shpërthim i kishte bërë mirë dhe na kishte afruar më shumë, duke na bërë pothuajse bashkëpunëtorë. Kishte ardhur rradha ime për të folur pastaj, për t’u hapur plotësisht me atë njeri të cilit fillova t’i besoj dhe që ndieja se e njihja pak më mirë, çast pas çasti, në një rritje të vazhdueshme.
Unë të flas dhe shpresoj që ti po më dëgjon, kudo që të ndodhesh. Sekreti yt është edhe i imi. Të shtrëngoj midis krahëve të mi kur je këtu, të mbaj në mendimet e mia kur je larg. Zgjidh të kalosh një jetë me mua i dashuri im, më merr në ditët e tua dhe më bëj gjithmonë pjesë të gëzimeve të tua ashtu si të bëj edhe unë pjesë të integruar të gëzimeve të mia. Sot, duke shëtitur përgjatë liqenit, pashë përsëri ato lule që ti mi solle atë ditë me shi, duke më dhuruar sërish buzëqeshjen dhe duke më grisur nga zemra atë trishtim që prej kohësh e kaplonte. Tani e di, ku kanë mbirë dhe janë rritur. Dhe e di edhe që ti ishe atje duke pritur që të rriteshin të forta dhe të bukura, që pastaj të m’i dhuroje. Unë jam veç një mëkatare e shkretë, mëkatoj për një dashuri që nuk mund ta shpreh ose ta ndaj me pjesën tjetër të botës, kështu që nuk jam për gjë. Një shaka e vërtetë nuk është kështu? Paguaj për një faj në sytë e të tjerëve të pa kryer dhe të pashprehur kurrë, konsumoj jetën time dhe emocionet e mia një ditë pas tjetrës, duke shpresuar gjithmonë në kthimin tënd tek unë. Në mbrëmje shikoj tek dritarja e dhomës sime dhe përqafoj hënën ndërsa me zë të lartë shqiptoj emrin tënd që edhe veshët e mi përveç zemrës sime të mund ta dëgjojnë. Drita e saj e butë hyn ëmbëlsisht në dhomën time ashtu siç bën ti kur hyn tek unë, duke më ngrohur zemrën dhe trupin me praninë tënde. Kthehem në shtrat, por është bosh dhe e perceptoj mungesën tënde. Kur ti vjen tek unë të më takosh, zhvishem nga gjithçka dhe kthehem të ndihem si një grua e vërtetë. Ndjej shumë uri brenda meje, lakmia e asaj dashurie që meritoj, por që ti duhet t’i japësh një gruaje tjetër për shkak të një premtimi të bërë përpara Zotit tonë. Më thuaj, si është të bësh dashuri me të? Për ç’farë mendon kur i dhuron asaj trupin tënd, edhe pse e di se ajo tashmë jeton në bollëk dhe nuk e kupton fatin që ka duke të patur pranë, ndërsa unë vuaj nga uria që çon në vdekjen e ngadaltë të shpirtit tim? Kthehu i dashur, jam këtu, unë të pres dhe gjithmonë do ta bëj.
KAPITULLI 6
Udhëtimi vazhdoi përmes bisedimeve që shkonin në tema të ndryshme, shpesh të ndërprera nga pushime të gjata e të heshtura dhe nga ndalesa në stacionet e shërbimit. Secili nga ne reflektonte në këto momente, duke u përpjekur ndoshta të mblidhte mendimet e veta para se tjetri të bënte lëvizjen e tij. Duhej edhe pak para se të mbërrinim në Joseph dhe ende nuk i kisha thënë asgjë vërtet të rëndësishme për mua, asgjë që të ishte realisht e rëndësishme dhe që ta ndihmonte vërtet të më kuptonte më mirë. Duhej ta bëja, nuk mund të prisja më tepër. Përndryshe do të kishte qenë pastaj e kotë të flisje, meqë një bisedë e tillë nuk mund të lihej përgjysmë. E hodha veten në boshllëk, duke shpresuar që të kapesha në kohë nga krahët e tij, para se të bija në tokë.
Конец ознакомительного фрагмента.
Текст предоставлен ООО «ЛитРес».
Прочитайте эту книгу целиком, купив полную легальную версию на ЛитРес.
Безопасно оплатить книгу можно банковской картой Visa, MasterCard, Maestro, со счета мобильного телефона, с платежного терминала, в салоне МТС или Связной, через PayPal, WebMoney, Яндекс.Деньги, QIWI Кошелек, бонусными картами или другим удобным Вам способом.