Shkrimtari. Danilo Clementoni

Чтение книги онлайн.

Читать онлайн книгу Shkrimtari - Danilo Clementoni страница 7

Shkrimtari - Danilo Clementoni

Скачать книгу

për të hequr çdo dyshim, përse nuk përdorim atë pajisjen që na lanë dhe të provojmë të lidhemi me ta?»

      Â«Por, nuk e di... Ata u shprehën se do të mund ta përdornim vetëm kur të mbërrinin në planetin e tyre... Nuk besoj se...»

      Â«Shko merre dhe boll më» ia preu shkurt koloneli. Pastaj duke e kuptuar se ndoshta kishte qenë pakëz i ashpër, shtoi një «Të lutem» duke e shoqëruar pastaj me një buzëqeshje rrëzëllitëse.

      Â«Në rregull. Nuk ka ku shkon më keq» tha Elisa ndërkohë që po nisej të merrte H^COM-in portabël. U kthye gati menjëherë dhe, pasi kishte rregulluar pakëz flokët e gjata, vuri përsipër atë lloj kokore të çuditshme dhe të rëndë.

      Â«Më patën thënë që të shtypnim atë butonin aty» tha Xheku duke treguar butonin. «Pastaj sistemi do të bënte gjithçka vetë.»

      Â«Ã‡a të bëj, ta shtyp?» pyeti Elisa me mëdyshje.

      Â«Jepi pra, çfarë do që të ndodhë?»

      Arkeologia shtypi butonin dhe, ndoshta duke i theksuar fjalët ca si tepër, tha «Alo? Më dëgjoni?»

      Ndenji në pritje por asnjë përgjigje nuk mori. Priti akoma edhe disa çaste pastaj e provoi përsëri. «Alo... Alo... Petri, a je aty? Unë nuk dëgjoj asgjë.»

      Elisa priti edhe disa çaste të tjera pastaj zgjati krahun dhe rrudhi supet.

      Â«Shtype përsëri atë butonin» sugjeroi koloneli.

      Provuan të përsërisnin proçedurën edhe disa herë të tjera por nga sistemi i komunikimit nuk erdhi për dreq as edhe një fishkëllimë fare e vogël.

      Â«Nuk kemi ç’të bëjmë. Ndoshta diçka u ka ndodhur vërtet» pëshpëriti Elisa ndërkohë që hiqte H^COM-in nga koka.

      Â«Ose ndoshta nuk kanë arritur akoma në fushën e veprimit të kësaj pajisjeje.»

      Koloneli ende nuk e kishte mbaruar fjalën e fundit kur një zhurmë e çuditshme që vinte nga jashtë u tërhoqi vëmëndjen.

      Â«Shiko Xhek» i tha Elisa me habi ndërkohë që zgjaste kokën nga tenda. «Sferat... Po riaktivizohen.»

      Me zemrën në grykë, vrapuan të dy jashtë dhe, për habinë e tyre, panë piramidën virtuale të zbritjes që po merrte sërish formë. Miqtë e tyre po ktheheshin.

      Â«A e pe se nuk janë hedhur në erë» tha Xheku i qetësuar.

      Â«Ndoshta kanë harruar ndonjë gjë.»

      Â«E rëndësishme është që janë mirë. Tani të mundohemi që të ruajmë qetësinë. Pas pak do të marrim vesh se çfarë ka ndodhur me të vërtetë.»

      Proçedura e zbritjes u krye rregullisht dhe, në shumë pak kohë, figurat gjigande të dy alienëve u shfaqën tek platforma e zbritjes.

      Â«Përshëndetje djema» bërtiti Petri duke tundur dorën e madhe sipër kokës.

      Â«Po ça dreqin po bëni akoma këtu?» pyeti Xheku, ndërkohë që të dy po mbërrinin në tokë me anë të strukturës së lëvizshme.

      Â«Po e ndjenim mungesën tuaj» iu përgjigj Petri ndërkohë që zbriste nga ai tip ashensori dhe më pas preku tokën, i ndjekur menjëherë nga shoku i tij i aventurave.

      Â«Po bëheshim merak» tha Elisa më në fund e lehtësuar. «Kemi qenë dëshmitarë të diçkaje të pazakontë që ndodhi në hënë pak më parë dhe patëm frikë vërtet se mos ju kishte ndodhur ndonjë e keqe.»

      Â«Për fat të keq e dashur, ka ndodhur vërtet diçka e keqe» tha Azakisi me një pamje të hidhëruar.

      Â«Ja pra, e merrja me mend» tha Elisa. «Një zë brenda meje më thoshte diçka. Po ça ka ndodhur?»

      Â«Ndodhi gjithçka krejt papritur.»

      Â«Atëherë, do flasësh apo jo? Ec pra, mos na lër të rrimë nën tension. Na i thuaj të gjitha, tani.»

      Â«Anija jonë nuk është më» i tha Azakisi me një frymë.

      Të dy tokësorët u panë të shtangur për një çast. Pastaj qe Xheku që mori fjalën duke thënë «Po bën shaka? Çfarë do të thotë kjo që “nuk është më”?»

      Â«Do të thotë se, në këtë moment, copëza më e madhe e Theosit mund të rrijë qetë qetë në majën e gishtit tënd tregues.»

      Â«Po si është e mundur të ndodhë? Dhe pjesa tjetër e ekuipazhit ku gjendet? A janë mirë të gjithë?»

      Â«Po, mirë janë, faleminderit. Tani ndodhen tek tre anijet e tjera dhe pas pak do të vijnë edhe ata këtu. Nëse nuk ju vjen keq, do të përgatisim këtu një strukturë emergjence dhe do të mundohemi të sistemohemi në ndonjë farë mënyre.»

      Â«Po sigurisht, ça problemi ka» tha Xheku. «Do t’ju japim të gjithë ndihmën e mundshme. Nuk është fare nevoja ta kërkoni.»

      Â«Si përfundim» shfryu Elisa e cila nuk po arrinte më të frenonte kureshtjen. «A do na e thuash apo jo se ça ka ndodhur aty lart?»

      Â«Ã‹shtë një histori paksa e gjatë» tha Azakisi duke u vënë të ulej mbi një bidon llamarine të kthyer përmbys. «Rehatohuni.»

      Pas nja dhjetë minutave, alieni u kishte rrëfyer atyre të gjithë historinë. Që nga humbja e sistemit të kontrollit në largësi, deri tek përpjekja për çaktivizimin e tij. Që nga pakujdesia e treguar për mosgjetjen e objektit të humbur, deri në riaktivizimin e papritur të instrumentit që kishte sjellë pastaj fillimin e proçedurës së vetëshkatërrimit.

      Â«Po është e pabesueshme» u shpreh Elisa gjithë habi. «Kush mund të ketë qenë ai që shkaktoi një katastrofë të tillë?»

      Â«Ka të ngjarë» tha Azakisi «që dikush ta ketë gjetur atë objektin

Скачать книгу